Erato dhe Sofiela vijojnë marrëdhënien e tyre jashtë vilës së “Love Island Albania”. Çifti konfirmoi gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan se janë ende çift. Sofiela shprehet se djali që imagjinonte partner i përngjante Eratos, ndërsa për këtë të fundit parashikimi rezultoi ndryshe por gjithsesi është i lumtur.
Rudina Magjistari: E imagjinoje para se të hyje aty, si do të ishte djali që do bije në dashuri aty brenda?
Sofiela: E imagjinoja një çikë.
Rudina Magjistari: Dhe si ishte?
Sofiela: Afërsisht si Erato se këtë kërkova.
Rudina Magjistari: Pa flokë, me sy bojëqielli.
Erato: Ishte pa flokë?
Sofiela: Jo, ishe me flokë.
Rudina Magjistari: Po ti vetë e kishe bërë një parashikim të tillë, e imagjinoje?
Erato: Jo, absolutisht jo. Ishte pjesa e flokëve.
Rudina Magjistari: Jo bjonde. E kishe imagjinuar brune.
Erato: Ja, ka gjithmonë një herë të parë.
Rudina Magjistari: Dashuria s’bëhet dot me llogari kështu që ndodhi. Ju të dy si i keni marrëdhëniet tani që keni dalë?
Sofiela: Shumë mirë, siç i kishim edhe brenda.
Rudina Magjistari: Pra, jeni çift, vazhdoni të jeni çift me njëri-tjetrin?
Erato: Po, vazhdojmë të jemi./tvklan.al
