Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, raportohet se një pilot ka ndërruar jetë pasi ai po drejtonte një aeroplanin me të cilin do të lëshonte tymin me ngjyrën rozë ose blu në festen e zbulimit të gjinisë së një foshnje.

Një video e publikuar nga mediat e huaja tregon aeroplanin duke lëshuar tym rozë mbi çiftin në pritje kur vetëm pak sekonda më vonë avioni fillon të shpërthejë në ajër dhe pëson defekte teknike në krahët e tij.