Bashkia e Tiranës firmos marrveshjen me Ministrinë e Drejtësisë për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin.
Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku Veliaj tha se të rinjtë që kapen me një cigare hashash duhet të ndihmohen, duke përmendur qendrën sociale në Kombinat, pasi sipas tij, janë psikologët dhe mentorët ata që transformojnë të rinjtë dhe jo gardianët e burgut.
“Po flasim për një konsultim publik edhe për dekriminalizimin e hashashit. Shumica e shteteve të SHBA po e dekriminalizojnë. A ja vlen të mbushim burgjet për një cigare hashash me të rinjtë e Samiut e Petroninit? Kemi qendrën sociale në kombinat me një gamë shërbimesh, kurse për zanatet janë po ashtu fokusi ynë. Një psikolog ose mentor mund t’i transformojë jetën një të mituri, një gardian jo. E nisim ne në Tiranë, por duhet të na ndjekin bashkitë e tjera. S’jemi këtu për ata qe u ka ecur jeta. Jemi për ata që kanë patur një cedim apo problem”, tha ai.
Edhe ministri Ulsi Manja u shpreh se të rinjtë duhet të kenë mundësi të rehabilitohen dhe se një gabim nuk mund të vulosë gjithë jetën e tyre.
“Qëllimi është rehabilitimi jo ndëshkimi i fëmijëve. Kemi qëllim rehabilitim. Marrëveshja me Veliajn është urë e rëndësishme midis Ministrisë së Drejtësisë e bashkisë Tiranë për realizimin e masave alternative. Duhen marrë parasysh rrethanat familjare e kushtet e të miturve. Do i trajtojmë nga qendra multifunksionale e bashkive. Do trajtohen jashtë burgjeve. Për rehabilitimin e të miturve kemi realizuar edhe qendrën për parandalimin e krimeve për të miturit. Kemi një vullnet të përbashkët ne si ministri e Bashkia e Tiranës për të rehabilituar fëmijët në konflikt me ligjin“, theksoi ministri.
