Florian Marku mposht Jenkins në raundin e katërt. Një ndeshje me emocione. Në raundin e parë boksierët studiojnë njëri-tjetrin, Jenkins disi më agresiv.
Raundi i dytë, mbyllet në ekuilibër, Marku tentoi ta mbyllë në kënd. Raundi i tretë ishte një luftë e ashpër, Marku pësoi një çarje në vetull, por ia doli të luftojë fort deri në mbyllje të raundit.
Në raundin e katërt, Florian Marku ia del të fitojë, boksieri shqiptar u tregua i papërmbajtshëm, Marku e këput kundërshtarin me disa goditje të njëpasnjëshme, mbyllet ndeshja me “knockout”.
Përpara mikrofonit, Marku foli në shqip dhe falenderoi të gjithë mbështetësit e tij. Nuk harroi të uronte as besimtarët muslimanë për mujain e Ramazanit që ka nisur sot, më 2 prill.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve, ju dua shumë mbështetësit e mi, mos harroni, unë jam ende duke mësuar, por falë jush jam këtu ku jam. Dua t’ju uroj dhe Gëzuar Muajin e Ramazanit të gjithë myslimanëve që sot kanë nisur agjërimin,”- tha Marku ndër të tjera.
Ndeshja me jenkins ishte e fortë. Madje boksieri ynë u ça edhe në vetull. Por arriti të fitojë. Kjo ishte fitorja e tij e 11.
https://streamable.com/2iu954
