Ndonëse në vendet e europës çmimi i naftës është në rënie, në vendin tona vazhdon të rritet. Vetëm në javët e fundit çmimi naftës është rritur tre herë, me 5-7 lekë për litër. Sot në pikat e karburanteve të Kastratit, nafta shitet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë.
Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek për litër, nga 185 lekë që ishte më parë dhe benzinën 195 lekë.
Ndërkohë, në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë. Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër, tre herë radhazi për një periudhë kaq të shkurtër.
