Gjendet i vdekur nërrugë një 51-vjeçar në Gramsh.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.