Situata e zjarreve në Greqi ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara.
Prej 6 ditësh 13 rajone ndodhen në gjendje alarmi pasi perimetri i vatrave të zjarrit u zgjerua. •Zona më kritike vijon të jetë Rodos.
Situata paraqitet e rrezikshme gjithashtu edhe në Thesali: Larisa dhe Magnezia. Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia.
Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë.
Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë. Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish.
Rreth 13 zona janë në gjendje alarmi në Greqi, si pasojë e shpërthimit të vatrave të zjarrit, prej pothuajse 6 ditësh.
Përfaqësuesi i shtypit i zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis tha se përzierja e lagështisë minimale, temperaturave të larta të tokës, atmosferës dhe erërave të forta mund të çojnë në situata si ato të përjetuara nga Franca dhe Italia në vitin 2022, por edhe ajo që përjetoi Kanadaja këtë vit ku zjarret shkrumbuan mijëra hektarë tokë.
“Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë zona në të kuqe. Situatat janë shpërthyese, shkëndija më e vogël mund të shkaktojë shkatërrim”, shtoi z. Vathrakogiannis.
Sipas Vathrakogiannis, zona më e rrezikuar vijon të jetë Rodos.


