Tre persona kanë tentuar që të grabisin shtëpinë e lojtarit të Juventuesit, Angel Di Maria, në Torino. Por alarmi i vilës ka sinjalizuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë në mënyrë që të ndalonin këtë vjedhje.

Mediat italiane shkruajnë se Policia e Shtetit ka arritur që të ndalojë këtë grup hajdutësh të kryejnë grabitjen, duke arrestuar njërin prej tyre.

Agjentët ndërhynë përmes Picco. Mësohet se hajdutët janë pjesë e një bande të specializuar në vjedhjet dhe grabitjet e vilave.

Sipas mediave vendase, autoritet ia dolën të arrestonin një nga pjesëtarët e bandës, teksa e ndoqën me makinë, duke i zënë rrugën, ndërsa tashmë synimi është që nëpërmjet personit të ndaluar, të gjenden dhe identifikohen të gjithë anëtarët e grupit që ishin pjesë e planit për t’i bërë dëm Di Marias.

Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur shumë grabitje në shtëpitë e futbollistëve të famshëm, kryesisht në Spanjë dhe Itali. Shpeshherë keqbërësit ia kanë dalë me sukses të rrëmbejnë sende personale me vlerë prej mijëra eurosh të yjeve të futbollit.