PALESTINË- Në një deklaratë për mediat, grupi islamik palestinez Hamas njoftoi se kishte liruar tre pengje: një grua dhe dy fëmijët e saj.
“Një grua izraelite dhe dy fëmijët e saj, të cilët u kapën gjatë përleshjeve, janë liruar”, thuhet në një deklaratë nga Hamas.
Në një video të transmetuar nga rrjeti televiziv palestinez Al Aqsa, një grua dhe dy fëmijë mund të shihen të shoqëruar nga tre luftëtarë të Hamasit në një zonë të rrethuar.
قناة الجزيرة القطرية تبث مشاهد لإطلاق حماس سراح سيدة اسرائيلية مع طفليها قرب قطاع غزة. pic.twitter.com/l4P1fxoGT0
— ZaidBenjamin زيد بنيامين (@ZaidBenjamin5) October 11, 2023
Konflikti Izrael-Palestinë
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1200 persona në Izrael dhe mbi 1055 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.
Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
