Romë, 2025 – Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e zhdukur që prej 25 marsit, u gjet mëngjesin e sotëm në një valixhe të hedhur në një luginë në Poli, një zonë pyjore në brendësi të Romës. Disa kalimtarë e zbuluan trupin dhe lajmëruan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve, e reja ishte në një lidhje me një 23-vjeçar me origjinë filipinase, i cili tashmë është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Autoritetet besojnë se ai ka përdorur telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe dhe postuar në rrjetet sociale, me qëllim që të krijonte idenë se ajo ishte ende gjallë.

Familjarët dhe miqtë e Ilarias kishin nisur kërkime të gjera për gjetjen e saj, duke publikuar njoftime në rrjetet sociale. Gjatë hetimeve, policia kontrolloi banesën e të dyshuarit dhe gjeti prova që e lidhin me krimin. Dyshohet se ai e ka goditur me thikë të renë shqiptare, më pas e ka futur trupin në një valixhe dhe e ka hedhur në pyll.

Prindërit e viktimës, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se Ilaria ishte larguar me nxitim nga shtëpia natën e zhdukjes, pa marrë asnjë send personal. Telefoni i saj mbeti i ndezur për disa orë, dhe dikush madje u përgjigj mesazheve të tyre, duke ngritur dyshime mbi identitetin e personit që komunikonte. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Albanian student murdered in Italy, boyfriend arrested as main suspect

Rome, 2025 – The body of Ilaria Sula, a 22-year-old Albanian student who had been missing since March 25, was discovered this morning inside a suitcase dumped in a ravine in Poli, a wooded area near Rome. Passersby spotted the suitcase and alerted the police, who quickly arrived at the scene.

Investigations revealed that the young woman had been in a relationship with a 23-year-old Filipino man, who has now been arrested on charges of intentional homicide and concealment of a corpse. Authorities suspect that he used the victim’s phone to send messages and post on social media, attempting to create the illusion that she was still alive.

Ilaria’s family and friends had launched a social media campaign to find her. During the investigation, police searched the suspect’s residence and uncovered evidence linking him to the crime. It is believed that he stabbed the Albanian woman to death, placed her body in a suitcase, and disposed of it in the forest.

The victim’s parents, who live in Terni, reported that Ilaria had left home in a hurry on the night of her disappearance, without taking any personal belongings. Her phone remained active for some time, and someone even replied to their messages, raising suspicions about who was actually behind the responses. Authorities continue to investigate the case.