Një grup prej rreth 20 personash me kapuç, dolën nga zona e kampusit dhe u përplasën me forcat e policisë të pranishme në zonë.
GREQI- Dy makina të djegura, dëme materiale në një automjet të tretë dhe kosha të djegura të mbeturinave janë pjesë e incidenteve që ndodhën jashtë portës kryesore të EKPA-s, në Zografou.
Incidentet nisën pak pas orës 3 të mëngjesit të së shtunës, kur një grup prej rreth 20 personash me kapuç, dolën nga zona e kampusit dhe u përplasën me forcat e policisë të pranishme në zonë.
Antiautoritarët sulmuan policinë me gurë dhe kokteje molotovi, ndërsa efektivët e MAT-it u hodhën granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit, raporton “Protothema”.
Prej më shumë se gjysmë ore zona përballë kampusit të Universitetit ishte kthyer në fushëbetejë, ndërsa incidentet shkaktuan zjarr në tre makina të parkuara, dy prej të cilave u dogjën plotësisht ndërsa e treta pësoi dëme të shumta materiale. Pas përfundimit të ngjarjeve, efektivët e policisë që kanë kontrolluar zonën përreth, kanë vijuar me arrestimin e dy personave.

