SELANIK- Një tragjedi ka ndodhur në Selanik, ku një 27-vjeçare me profesion edukatore ka humbur jetën në një aksident, dy ditë para dasmës së saj.
Siç raportojnë mediat greke mbrëmjen e së enjtes së kaluar dhe teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës, e cila ishte caktuar për të shtunë, më 27 gusht, një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar e ka tërhequr zvarrë. Pas përplasjes i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit. Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
20-vjeçari u arrestua pak kohë më vonë.
