Interi shkëlqen në fushën e Lecces, duke marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 0-4.

Edhe pse me rotacion, zikaltërit triumfuan me goleadë, në një transfertë delikate.

Në pjesën e parë, të besuarit e Inzaghit realizuan me Lautaron, i asistuar nga Asllani. Titullar në këtë takim por në krahun tjetër ishte Ramadani. Në pjesën e dytë, shënuan edhe Frattesi dhe De Vrij ndërsa Lautaro kompletoi dopietën.

Interi kryeson kampionatin me 66 pikë, 9 pikë më shumë se Juventus. Lecce renditet në vendin e 14-të me 24 pikë. (VIDEO)