Dita e sotme ka qenë e qetë në selinë blu, ndryshe nga ditët e kaluara, që prej 8 janarit, kur Basha fillimisht mblodhi Kryesinë e PD, duke përjashtuar Sali Berishën dhe disa mbështetës të tij, si dhe pezulloi disa mbështetës të tjerë.

Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmerren nga ai pas protestës tek selia e PD-së.

Sipas Berishës tashmë do të kryhen dy lloj takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve.

“Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Takim të dy llojesh. Për largimin e narko shtetit dhe për protesta të fuqishme. Për përgatitjen e terrenit. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Europën.

Nuk mund ky popull. Do ketë tryeza të rrumbullakëta ku do elaborohen mendime. Për fusha dhe probleme të ndryshme . Veprimtari multi dimensinale. Pa asnjë lloj dyshimi Selia do i kthehet PD” tha Berisha.

Burime thanë se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë të dielën në Shkodër për të nisur një tjetër tur nëpër Shqipëri, në lidhje me organizimin e PD në terren.

Bëhet fjalë për përgatitjet që do të bëhen me Kuvendin Kombëtar, që Berisha ka lajmëruar se do të mblidhet në 22 mars