Kanë mbetur edhe shtatë vende të lira. Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese. Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.

ZVICER – Sezoni 2022-2023 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe. Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, ndërsa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1.

Por, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në fakt 25 skuadra janë të konfirmuara, teksa kanë mbetur edhe shtatë vende të lira. Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese. Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.