FRANCË- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet franceze pasi u kap me një sasi të madhe droge në portën e trafikimit në Saint-Jean-de-Védas. I riu shqiptar kishte me vete në furgon 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë. Shqiptari po udhëtontë nga Spanja ndërsa pas arrestimit të tij janë sekuestruar kilogramët e drogës.

Sasia e drogës u gjet nga qeni i drogës në muret e furgonit. Shqiptari jeton në Strasburg dhe pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze. Hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë. Individi u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars.