Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau Dejes.

Burime bëjnë me dije se Niko Hila, ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten Xhuljana Topalli 40-vjeçe.

Gjithashtu edhe bashkëjetuesi Niko Hila është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj vrasje.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe një grup hetimor.