Ky në foton e mësipërme është Albi Bashaliu, i riu që u vra ditën e sotme në fshatin Gjocat të Peqinit.
Fillimisht trupi i pajetë i tij u gjet nga banorët e fshatit, të cilët më pas njoftuan menjëherë policinë.
Pas vrasjes, autorët kanë djegur edhe makinën dhe më pas janë larguar në drejtim ende të paditur.
Vrasja e 35-vjeçarit dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje pasi vëllai i tij ka vrarë një biznesmen në qershor të këtij viti për motive banale.
Bashaliu ishte baba i dy fëmijëve dhe shpeshherë i postonte në rrjetet sociale.
