TIRANE – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja edhe për këtë përballjë me ‘azzurrët’ e Italisë do të aplikoje vendosjen taktike 3-5-2, ku thuajse e ka përcaktuar formacionin për të cilin ka disa dilema.
Kështu në portë do të jetë Berisha. Ndërsa në mbrojtje është e sigurt prania e Ismajlit e Kumbullës. Dilema në këtë repart qëndron mes Mihaj dhe Adrian Bajramit. Edhe në mesfushë ka balotazhe, ai mes Abrashit dhe Nedim Bajramit, si dhe ai mes Bares dhe Ramadanit, ndërkohë që pritet të luajnë në formacion edhe Hysaj, Asllani dhe Lenjani.
Përsa i përket sulmit, Uzuni që është lejuar nga klubi të bashkohet me kuqezinjtë pritet të jetë përkrah Brojës, që mesa duket i kaloi problemet fizike të tij. Gjithsesi është një formacion që mund të ndryshojë deri në minutën e fundit.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania Stadium” dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
