Zhduket në rrethana misterioze një vajzë në Prrenjas.
Denoncimin në polici e ka bërë nëna e saj.
Burime bënë me dije se N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas.
Gruaja ka kallzuar në polici se nuk ka asnjë informacion lidhur me zhdukjne e vajzës dhe se nuk ka asnjë kontekt me të bijën.
Fillimisht familja ka kërkuar privatisht, por kur nuk ka pasur asnjë njoftim lidhur me vendodhjen e saj, i është drejtuar për ndihmë policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
