GREQI- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në Greqi. Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 05:18 në Kretë.

Sipas të dhënave nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ka qenë në zonën detare 32 kilometra në jug-juglindje të komunitetit Goudouras.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.