EUROPË-Në Ligën e Kombeve u zhvilluan edhe përballja të tjera. Në grupin 2 të Ligës A, Spanja humbi 2-1 nga Zvicra dhe qëndron në kuotën e 8 pikëve, duke ia lënë kryesimin e grupit Portugalisë. Skuadra e Luis Enrique-s shtyu fort në pjesën e parë, por ishin zviceranët ata që gjetën avantazhin në minutën e 21-të me Akanji. Spanjollët shënuan me Jordi Alba,ndërsa Embolo do të realizonte në minutën e 58′, golin e fitores për Zvicrën.
Në ndeshjen tjetër Portugalia fitoi 4-0 ndaj Republikës Çeke dhe fluturojnë në krye të grupit me 10 pikë. Përfaqësuesja luzitane mbylli llogaritë në pjesën e parë me golat e Dalot dhe Bruno Fernandes. Në fraksionin e dytë, do të ishte sërish mbrojtësi Dalot që do të shënonte dhe Diogo Jota do të vuloste këtë fitore.
Në Grupin B, Ukraina mposhti 5-0 Armeninë,ndërsa Skocia triumfoi 2-1 ndaj Irlandës. Në Grupin 4, Sllovenia fitoi ndaj Norvegjisë së Haaland me shifrat 2-1. Nordikët mbeten me 10 pikë, ndërsa Serbia arriti një fitore të rëndësishme ndaj Suedise me shifrat 4-1 falë het-trikut të Mitrovic (18′, 45′ + 1 dhe 50′) dhe golit të Lukiç(70′).
