Zjarr masiv në Romë, 17 makina Tesla shkrumbohen – dyshime për zjarrvënie
Romë, 1 Prill 2025 – Një zjarr masiv ka përfshirë një kompani në periferi të Romës mëngjesin e së hënës, duke shkrumbuar 17 automjete Tesla. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk kishte punonjës të pranishëm, dhe nuk raportohet për të lënduar.
Autoritetet po hetojnë të gjitha pistat për shkakun e zjarrit, duke mos përjashtuar mundësinë e zjarrvënies. Ngjarja vjen pas një sërë incidentesh të raportuara në Itali gjatë javëve të fundit, ku automjetet Tesla janë bërë objekt vandalizmi.
Vetëm një javë më parë, një tjetër përfaqësi në pjesën veriore të Romës u dogj, duke shkatërruar 30 makina, përfshirë Tesla të përdorura. Fillimisht dyshohej për një defekt elektrik, por hetimet vijojnë ende.
Gjithashtu, disa automjete Tesla janë djegur në lagjen Garbatella të Romës, një zonë e njohur për lidhjet e saj me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Megjithatë, Meloni nuk ka komentuar mbi këto incidente. Në të njëjtën kohë, përfaqësitë e Tesla-s në Milano janë shënjestruar nga grupe mjedisore gjatë javëve të fundit.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse këto raste lidhen me një fushatë të qëllimshme kundër prodhuesit amerikan të makinave elektrike.
Massive Fire in Rome Destroys 17 Tesla Vehicles – Arson Suspected
Rome, April 1, 2025 – A massive fire broke out at a company on the outskirts of Rome on Monday morning, destroying 17 Tesla vehicles. Fortunately, no employees were present at the time, and no injuries have been reported.
Authorities are investigating all possible causes, including arson. The incident follows a series of reports across Italy in recent weeks involving acts of vandalism targeting Tesla vehicles.
Just a week ago, another dealership in northern Rome was set ablaze, destroying 30 cars, including used Teslas. Initial reports suggested an electrical fault, but investigations are still ongoing.
Additionally, several Tesla vehicles have been torched in the Garbatella district of Rome, an area known for its strong ties to Italian Prime Minister Giorgia Meloni. However, Meloni has yet to comment on the incidents. Meanwhile, Tesla dealerships in Milan have also been targeted by environmental groups in recent weeks.
Investigations continue to determine whether these incidents are part of a deliberate campaign against the American electric car manufacturer.
