PRAGE – Eshtë mbyllur pjesa e parë në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë me shifrat 0-0, takim i vlefshëm për eliminatoret e kampionatit europian “Gjermani 2024”.
Ka qenë një 45 minutësh deri diku i barabartë por me Shqipërinë e cila pati më tepër mundësi rrezikimi në portën kundërshtare, duke qenë e pafat për të ndryshuar shifrat e ndeshjes.
Gjithësesi shenjat kanë qenë positive për kuqezinjtë që ndeshjen me skuadrën që kryeson grupin si Çekia me 7 pikë pas 3 ndeshjesh, ndërkohë që Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 1 pikë më pak.
