Tiranë- Ish presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ishte në konkurencë me berishën për opozitën.
Meta: Nuk është një parti nacionaliste, ne nuk kemi asnjë pretendim territorial të asnjë vendi. Këto metra katror që i kemi me letra, duam ti kemi dhe t’ua lëmë brezave që vijnë. Dhe per Kosovën duam që Shqipëria t’i shërbejë forcimit të shtetit dhe të përparimit të saj. Nuk jemi parti nacionaliste, jemi parti ultrademokratike. Në kuoptimin, që referendumi është garant i rikthimit të Shqipërisë në themelet e Kushtetutës. Referendumi nuk është vetëm për zgjedhje por është pjesmarrje e popullit, në politikbërje, në refuzim që një bandë e bën për llogarinë e vet. Referendumi është një demokraci reale, jo fake, si ato folloëes nga Bangladesh.
Pyetja: Berisha u shpreh se cilado force është e ftuar ti bashkohet, ku drejtues do të jetë PD. Synoni që Partinë e Lirisë ta bëni forcë të parë drejtuese të opozitës.
Meta: Nuk është objektivi ynë, se mund të jesh e para për 200 vjet e je bishti i maxhorancës. Nuk kam unë asnjë konkurencë, janë shpikje të kleptokracië. Nëse do ketë luftë do jetë kundër kapjes së shtetit. Ftoj të gjithë që cdo denoncim që kanë ta sjellin te Meta dhe te Partia e Lirisë, të jenë të bindur se nuk do u dali emri i tyre sic nuk u ka dalë deri më tani. Jemi parti, që ka standart ku respektohet opozita dhe media e lirë, e vërteta.
