Aksident me vdekje në orët e para të mëngjesit në aksin Prrenjas – Librazhd.

Ngjarja ndodhi në vendin Prrenjas Fshat.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.