Dritë jeshile për përdorimin e marijuanës për lojtarët e NBA. Pritet rinovimi i kontratës mes ligës së basketbollit dhe sindikatës së basketbollistëve që sjell edhe risi në rregullore. kontrata e re do të hyjë në fuqi në sezonin 2023/24 dhe do të zgjasë shtatë vjet.
Çdo lloj ndalimi në lidhje me përdorimin e marijuanës është hequr. Që nga sezoni 2019/2020, kanabisi nuk është përfshirë më në substancat objekt i kontrolleve antidoping.
Një rregull që e bën NBA-në edhe më shumë një planet të veçuar nga pjesa tjetër e sportit botëror: pavarësisht presionit, kanabisi mbetet ndër substancat e ndaluara të identifikuara nga agjencia botërore antidoing. Gjithsesi do të ketë një normë përdorimi që nuk duhet të kalojë 150 ng/ml.
Ndër risitë e tjera, është edhe kufiri i shpenzimeve për klubet. Zgjatjet e kontratave mund të arrijnë një rritje prej 140% krahasuar me 120% aktuale.
Pritej që mosha e basketbollistëve të rinj të ulej nga 19 në 18 vjeç, por kjo nuk ndryshoi edhe pse ka kundërshtimë të forta nga trajnerët dhe pronarët e klubeve.
Tv Klan
