Për të tretën ditë rradhazi, simpatizantë të Sali Berishës dhe deputetë të “Rithemelimit” janë grumbulluar poshtë shtëpisë ku ish-kryeministri ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të udhëhequr nga Belind Këlliçi, vajza e ish-kryeminsitrit Argita Berisha, dhe deputetë të tjerë, qytetarët presin që ashtu si dje, ish-kryeminsitri të mbajë një fjalim, edhe pse kjo është në shkelje të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që i ndalon Berishës komunikimin me çdo person që nuk banon me të.

Ish-kryeministri u vendos në “arrest shtëpie” më 30 dhjetor, pasi SPAK kërkoi ashpërsimin e masës ndaj tij, sepse Berisha unk respektoi masën e sigursië “detyrim paraqitje”. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.