TIRANË- Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka ka kryer pas denigrimeve që i ishin bërë duke i hapur një profil fallco në Tik Tok
Nëpërmjet një story në Instagram, Arbana i ka konsideruar denigruesit në rrjetet sociale si vrasës modernë që kanë armë tastierat. Ajo kishte një thirrje edhe për kryeministrin Edi Rama, ku i kërkon mbylljen e rrjetit social ‘Tik-Tok’.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.
