Në Peqin nisën punimet për ndërtimin e kompleksit sportiv të Klubit të Futbollit Shkumbini si dhe është përuruar logo e 100 vjetorit.

Kryebashkiaku i Peqinit,Bukurosh Maçi u shpreh i lumtur që së fundi futbolli po rimerr vëmendje dhe falënderoi Presidentin e FSHF dhe Presidentin e KF “Shkumbini ” që po kontribuojnë në rikthimin e shkëlqimit të këtij sporti në këtë qytet tejet sportëdashës.

Aktualisht ky klub futbolli është privatizuar dhe drejtohet nga Sipërmarrësi peqinas Ali Kasa i cili në pak muaj jo vetëm ka arritur të kthehet në një arkitekt të ringjalljes së futbollit në këtë qytet por këtë pranverë janë krijuar edhe ekipet zinxhirë me të paktën 200 futbollistë si edhe janë ngritur edhe dy ekipe futbolli femrash , nga rradhët e të cilave katër luajnë me ekipin kombëtar.

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e kompleksit sportiv ,Presindenti Ali Kasa i KF Shkumbinit deklaroi para të pranishmve se ai ka në plan të shndërrojë KF Shkumbinin në një nga ekipet më të mira jo vetëm të fubollit shqiptar . Gjithashtu u prezantua edhe logo me rastin e 100-vjetorit të krijimit të klubit.

Presidenti i FSHF z.Armando Duka gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni tha :Gjithmonë jam shumë i kënaqur kur jam në ceremoni të tilla për investime në futboll e aq më shumë për investime në zhvillimin e futbollit të fëmijëve. Në Peqin jam akoma më i kënaqur. Lexohet në fytyrat e atyre që kam takuar dëshira dhe dashuria që ka Peqini për futbollin.

Si në të gjitha projektet padyshim me shumë dëshirë FSHF do të mbështes nga fondet e saj këtë projekt. Ka kohë që kemi filluar të bisedojmë dhe më vjen mirë që tani po bëhet realitet. E kemi filluar këtë bisedim me Lorencin, ish-Drejorin e klubit për t’i bërë këto fusha këtu. Ka pasur disa probleme dhe uroj që të jenë zgjidhur.

https://youtu.be/k_agGiqRPgg