Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë pak çaste më parë.
Raportohet se një tërmet me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay.
Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit.

