Partizani arrin të përmbys rezultatin e pjesës së parë në Letoni përballë Valmieras në 1-2 duke u larguar me fitore dhe shpresë kualifikimi nga atje.
Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë për kampionët e Shqipërisë të cilët pas 27 minitash lojë e gjetën veten në disavantazh 1-0. Gustavo Silva shtang Qirkon me një goditje fantastike nga distanca.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Partizani përmendet në pjesën e dytë të ndeshjes, kur jep shkëndija që në minutat e para me anë të Tedi Carës. Sulmuesi i Partizanit gaboi fillimisht fare pranë portës, por gabimin e shlyen në minutën e 58, kur kthen baraspeshën e përkohshme.
Për të siguruar fitoren mendoi Arinaldo Rrapaj, i cili në minutën e 76 shënon një gol mjaft të bukur nga distanca.
Partizani largohet kështu triumfues nga transferta dhe do të përgatisë i qetë ndeshjen e kthimit. Tashmë “play off”-i duket gjithnjë më pranë për “demat e kuq”.
