Kryetari i PD në Korçë është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Sipas “abcnews”, mësohet se kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Vetë Devis Osmani mësohet se e mohon ngjarjen.
Nga ana tjetër Topalli e pranon konfliktin por shton se ka qenë Osmani ai që e ka goditur i pari dhe më pas ka reaguar ai.
Policia po merr në pyetje të dy drejtuesit lokalë të degës së PD Korçë.
