Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pasi një vajzë 14-vjeçare ka vdekur në dhomën e zhveshjes së një dyqani rrobash.
Kjo pasi policia amerikane hapi zjarr ndaj të dyshuarit për sulm në qendrën tregtare.
I dyshuari gjithashtu u qëllua për vdekje në incidentin që ndodhi në dyqanin e veshjeve Burlington në veri të Hollywood, në Los Angeles, SHBA.
Dëshmitarët e ngjarjes tregonin për mediat lokale se incidenti nisi kur një burrë nisi të vepronte në mënyrë të pakontrolluar, duke kërcënuar të lëshonte objekte nga kati i sipërm i dyqanit. Ai raportohej gjithashtu se sulmoi një grua me zinxhirin e një biçiklete në dyqanin e mbushur me blerës të sezonit të Krishtlindjeve.
Policia erdhi në skenë pas raportimeve për sulm ndaj personit dhe nisi të qëllonte megjithse në skenë nuk kishte armë, thanë mediat dhe hetuesit.
Por gjatë incidentit, një prej plumbave të qëlluar nga policia përshkoi murin e hollë mes dyqaneve dhe plagosi në mënyrë fatale një vajzë adoleshente që ishte në dhomën e ndërrimit me nënën e saj.
Oficerët gjetën vajzën e plagosur rende kur panë vrimën e shpuar më mur nga plumbi, tha kreu i policisë së Los Angeles, Dominic Choi.
Hetuesit nuk e dinin nëse viktima ishte në dhomën e zhveshjes kur nisi dhuna, apo u fut aty për t’u mbrojtur, thanë autoritetet.
