POLONI – Shqipëria nis eliminatore të Euro 2024 nga Varshava, aty ku po përballet me Poloninë. Një pjesë e pare mjaft e mire për kuqezinjtë deri pak minuta përpara mbylljes së 45 minutave, saktësisht në minutën e 41-të Swiderski zhbllokon takimin duke kaluar Poloninë në avantazh pas një momenti ku duhet theksuar se skuadra polake ishte me fat.