BRAZIL – Pasi vrau brutalisht të dashurën e tij, portieri brazilian Bruno Fernandes u dënua me 22 vite burg. Gjithçka do të ishte “në rregull” nëse në mediat braziliane nuk do të dilte lajmi që tronditi mbarë botën.
Domethënë, Bruno së shpejti mund të gjejë një punë të re, dhe atë në sport. Ai është duke përfunduar një kurs pas të cilit do të mund të bashkëpunojë me lojtarë, sportistë dhe ekipe më të mira, për të përmirësuar performancën e tyre mendore.
Kujtojmë se Bruno u dënua në vitin 2013 dhe katër vite më vonë avokati i tij bëri një kërkesë për shkak të procesit të ngadaltë të kërkesës së apelit dhe dritën jeshile i dha ministri i Drejtësisë, Marco Aurelio Melo dhe Bruno lirohet nga burgu në pritje të apelit.
– Çfarë ndodhi, ndodhi. Kam bërë një gabim, një gabim të rëndë, por gabimet ndodhin në jetë. Unë nuk jam një djalë i keq. Njerëzit u përpoqën të varrosnin ëndrrat e mia për një gabim, por unë i kërkova Zotit falje, ndaj vazhdoj karrierën time – tha Bruno dhe tronditi gjithë botën me këtë deklaratë.
Bruno u arrestua sërish në prill të vitit 2017, sepse vetë ekipi ligjor i mbrojtjes ishte pjesërisht fajtor për vonesën në apelimin e tij, kështu që portieri përfundoi përsëri pas hekurave.
Në korrik 2019, Bruno u lirua, me mundësi për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në një program “gjysmë të hapur”. Atje ai lejohej të punonte ose të stërvitej ditën, ndërsa natën duhej të ishte në arrest shtëpiak.
