BRITANI E MADHE- Restoranti luksoz në Mayfair të Londrës luftoi me flakët. Për fat të mirë, të 300 klientët shpëtuan pa marrë asnjë lëndim. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për biznesin. Ai u shkrumbua ashtu si dhe dekorimet për Krishtlindje.
Klientët e tmerruar u filmuan duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi restoranti amerikano-latin MNKY HSE në Dover Street u shndërrua në një ferr gjatë një feste Krishtlindjesh.
Videot e postuara në Youtube tregojnë njerëz që iknin nga vendi i ngjarjes ndërsa flakët arritën deri në tavan.
Më shumë se 24 zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët në restorant, por fatmirësisht nuk pati lëndime serioze.
Martin Murray, pronari i klubit të natës shkroi në Tëitter: “Zjarr në restorantin MNKY HSE në Mayfair. Në atë kohë në restorant ishin rreth 300 njerëz, mendoj se duhet t’i themi një bravo të madhe stafit që evakuoi vendin në kohë dhe parandaloi një fatkeqësi të rëndë.”
Në një deklaratë nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës, një zëdhënës tha:“Dekoratat e Krishtlindjeve brenda ndërtesës u ndezën dhe u shuan përpara se të vinin zjarrfikësit. Rreth 300 njerëz u evakuuan nga stafi i vendit dhe ekuipazhet kryen një kontroll të plotë të pronës për të siguruar që askush nuk ishte brenda. Një burrë dhe një grua kanë marrë ndihmën e parë në vend”.
