Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka bërë sot publike listën me emrae e futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të “Euro 2024” dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Lista përbëhet kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë në kualifikueset e “Europianit” duke siguruar biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz.
Mungesa të mëdha janë sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, teksa janë ftuar Arbër Hoxhaj, e Rey Manaj. Surprizë është edhe Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, që ka luajtur titullar me Leçen javët e fundit, por edhe portieri Simon Simoni.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.
LISTA:
Portierë
Etrit Berisha
Thomas Strakosha
Ethan Kastrati
Simon Simoni
Mbrojtës
Berat Gjimshiti
Elseid Hysaj
Ivan Balliu
Ardian Ismajli
Arlind Ajeti
Naser Aliji
Mario Mitaj
Enea Mihaj
Marash Kumbulla
Mesfushorë
Amir Abrashi
Kristjan Asllani
Nedim Bajrami
Medon Berisha
Klaus Gjasula
Qazim Laçi
Ernest Muçi
Ylber Ramadani
Sulmues
Jasir Asani
Armando Broja
Mirlind Daku
Arbër Hoxhaj
Rey Manaj
Taulant Seferi
