Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pireu, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar nga një qen.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura i ka shpëtuar për një moment vëmendjes së gjyshes së saj dhe është afruar pranë kafshës, e cila më pas e ka kafshuar në kokë.
Menjëherë pas incidentit, vogëlushja është transportuar nën shoqërimin e policisë drejt Spitali i Fëmijëve, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar gjyshen e saj, shtetase nga Holanda, nën akuzën e rrezikimit të një të mituri.
Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës së Madhe, më 6 prill, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.





