Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme mes Princ Leka dhe Elia Zaharia, bashkëshortes së tij. Këto zëra i kanë përforcuar më tej edhe fotot që të dy ata kanë publikuar me rastin e Krishtlindjes, ku ndryshe nga herët e tjera nuk kanë dalë së bashku.

Ndërkohë në media u raportua se Leka është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

Por si qëndron e vërteta? Blerta ka kontaktuar me JOQ Albania ku është shprehur: “Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”.