Lojtari i Tottenhamit nuk e fshehu dot habinë dhe pati njëfarë sikleti në takimin e tyre, edhe pse Ronaldo e qetësoi menjëherë, duke i mësuar “vallen e pëllumbave” tashmë të famshme
KATAR – Shënuesi i një prej golave në fitoren 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut, Richarlison kishte një ‘çmim’ në fund: takimin me Ronaldon, Fenomenin, i cili po bën intervista për FIFA-n gjatë garës.
Lojtari i Tottenhamit nuk e fshehu dot habinë dhe pati njëfarë sikleti, edhe pse Ronaldo e qetësoi menjëherë, duke i mësuar “vallen e pëllumbave” tashmë të famshme. Madje ‘Fenomeni’ i kërkoi të përsëriste modelin e flokëve që kishte mbajtur në Kupën e Botës më 2002.
“Wow, jam pa fjalë… jam i emocionuar”,- tha Richarlison.
“Qetësohu, janë edhe tre ndeshje përpara dhe në finale do të vendosësh ‘cascão’”, ka bërë shaka Ronaldo. Richarlison ka luajtur me përfaqësuesen e Brazilit edhe në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.
A emoção de conhecer o ídolo! 🥹
O Richarlison chorou ao encontrar com o fenômeno e o Ronaldo fazer a dança do pombo! 🐦 Ah… meus R9 😍🇧🇷 #TNTSportsNoQatarCrédito: FIFA e Ronaldo TV pic.twitter.com/p1qLhMSDHH
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) December 5, 2022
