Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po afrohen gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin dhe nuk është çudi që sezonin tjetër t’i shohim bashkë te e njëjta skuadër, te PSG apo ndoshta edhe te Inter Miami në MLS.
Kur jemi një ditë para startit të Botërorit, dyshja vjen me një foto historike, teksa i ka bashkuar kompania e njohur Louis Vuitton. Të dy futbollistët kanë postuar një thënie dhe autoren e kësaj fotografie që është Annie Leibovitz, të cilën e kanë sjellë me një thënie të njëjtë.
“Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në këtë postim të dy futbollistëve më të mirë në botë, të cilët janë duke luajtur shah mbi dy valixhe.

