Një ngjarje mjaft tragjike ka shokuar Ukrainën.

Një pjesëtar i Gardës Nacionale të Ukrainës qëlloi me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr.

Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit, që u arratis me shpejtësi, disa minuta më vonë u arrestua nga policia.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit brenda fabrikës së municionit.

Në videon e publikuar, që pretendohet se është marrë nga kamerat e sigurisë, shfaqet ushtari Artem Rabchuk duke qëlluar për vdekje pesë ushtarë.

Vrasësi i pamëshirshëm qëllon mbi shokët e tij e madje në një moment ai ndërron karikatorin dhe qëllon për së dyti mbi viktimat.

https://twitter.com/i/status/1486639963122778118