SHBA- Roja Bregdetare e SHBA do të udhëheqë hetimin për shpërthimin e zhytësit Titan që vrau pesë persona. Mediat e huaja shkruajnë se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së do të ndihmojë në hetim, ndërsa hetuesit kanadezë po shqyrtojnë anijen mbështetëse të Titan-it me flamur kanadez, Princi Polar.

Ndërkohë të gjithë anijet që kanë qenë të përfshira në operacionin e kërkimit të nëndetëses Titan tashmë po kthehen në breg.