Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë lutje aleatëve perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ndaluar sulmin brutal të Rusisë. Mëngjesin e sotëm ai doli në një deklaratë për mediat, aty ku bëri të ditur se Ukraina është e vetme në këtë luftë.

“Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg,” tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit këtë mëngjes.

“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjaftonte. Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim. Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë.’- tha Zelensky duke shtuar se :do të mbrojmë vendin tonë, derisa të ndalojnë sulmet.