I gjithë sherri i Monikës dhe Fifit, që nuk la pa prekur as banorët e tjerë të BB Vip, ishte një lojë.
Loja e sajuar që bënë, shkaktoi mërzi tek banorët e tjerë që futeshin vazhdimisht për t’i ndarë.
Por, pse zgjodhën pikërisht këtë lojë për t’u argëtuar vajzat?
Monika: Fifi kaloi një periudhë jo të mirë. U ndjeva e prekur. Doja që të qetësohej. Të nesërmen në mëngjes folëm, ishim vetëm, i treguam shumë gjëra njëra-tjetrës. Por, Fifi sërish ndjehej e mërzitur. Në darkë, krejt papritur erdhi kjo ide. E bëra qëllimisht se e pashë që Fifi nuk ishte mirë dhe thashë pse të mos bënim një lojë.
Dua të kërkoj falje, ndjej një lloj pendimi për Sabianin, Ilirin, Arditin që u çuan atë natë, nuk ishte e planifikuar”.
I zhgënjyer nga sjellja e vajzave, Donaldi thotë se nuk u ndje aspak mirë.
“Ishte një ndjesi shumë e keqe, kam pasur shumë respekt për Monikën, por ishte e tepërt”.
Iliri: Nuk i ka hije një artisteje të rrotullohet në shtëpi me drurin në dorë. Kur morra vesh që ishte shaka, nuk ia morra për keq. Por, mund të kishte agravuar më shu.ë
Sheila: Nuk e quaj lojë, se kanë qenë tri ditë me emocione shumë të forta.
