Forcat ruse po i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, dhe po shtojnë sulmet e tyre ndaj qyteteve të tjera kyçe në ditën e 17-të të pushtimit të paprovokuar të vendit. Këtu janë zhvillimet më të fundit:

Ekipet e CNN në Kiev raportuan se kanë dëgjuar shpërthime në orët e para të së shtunës, pasi kryeqyteti është nën presion. Sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra nga qendra e Kievit. Sulmet ruse vazhdojnë të godasin strukturat civile: Një hotel historik në qytetin verior të Chernihiv u kthye në gërmadha gjatë natës, si dhe rrjeti lokal i energjisë elektrike.

Qytetet Kharkhiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy janë gjithashtu nën një sulm të vazhdueshëm rus. Kjo vjen pasi forcat ruse zgjeruan ofensivën e tyre në perëndimj të Ukrainës për herë të parë të premten, me sulme që synonin aeroportet ushtarake, duke përfshirë një në Vasylkiv, në jug të Kievit, të shtunën. Në lindje, ka prova në rritje se qyteti i Volnovakha ka rënë në duart e forcave ruse dhe aleatëve të tyre në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Sipas inteligjencës amerikane të mbrojtjes, qyteti jugor Kherson duket se është pushtuar.