Rëndimi i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid ka bërë që Greqia të nxjerrë masa të reja.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia, për hyrjet në vend.

Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnozuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

– Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit. OSE – Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit. – Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Ky rregull i vendosur nga Ministria greke e Shëndetësisë, vjen si masë për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të pandemisë, Omicron.