ITALI- Prej disa ditësh tashmë, disa rajone të Italisë janëpërfshirë nga moti i keq me reshjetë dendura shiu dhe stuhitë të forta. Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku raportohen 3 viktima.

Viktimat janë një burrë 85-vjeçar, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Montemurlo (provinca e Pratos), pas vërshimit të përroit Bagnolo. I moshuari kishte probleme me ecjen dhe nuk ka mundur të dalë kur uji vërshoi në shtëpinë e tij. Mes viktimave është edhe një e moshuar 84-vjeçare, shkruajnë mediat italiane.

Po ashtu, një tjetër i moshuar, i ftuar në një shtëpi private të të moshuarve, vdiq në Rosignano (Livorno) gjatë operacioneve të transferimit të pacientëve që po kryenin zjarrfikësit si pasojë e përmbytjes së katit përdhes të institucionit shëndetësor.

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër. Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor.