Në Izrael një makinë u përplas me një grup njerzish pranë një parku përpara se të rrotullohej. Humbi jetën Alessandro Parini, nga Roma , dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur.

Një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Mësohet nga grupet e kërkim-shpëtimit se 30-vjeçari kishte mbetur I vdekur , ndërsa pjesa tjeter e të plagosurve janë dërguar në spital për mjekim . U raportua se gjëndja e pacientëve nuk është e rëndë.

Pas sulmit, forcat izraelite të sigurisë qëlluan një 30-vjeçar palestinez që dyshohet se ka qenë autori i kësaj ngjarje.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani njohtoi se grupi i italianëve të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në Tel Aviv, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Alessandro Parini, do të kthehet sot në Itali.

Ndërkohë edhe kryeminisri Rama jep mesazhin e tij :

Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.